E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isa Mustafa mund Sejdiun ne krye te LDK-se

Kreu i Komunes se Prishtines ravijezohet si rivali i Hashim Thacit

Lidhja Demokratike e Kosoves ka zgjedhur dje ne krye te saj nje nga politikanet me popullore te saj pikerisht kreun e Komunes se Prishtines Isa Mustafa ndersa ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka denuar nje disfate tjeter te rende ne karrieren e tij politike. Mustafa u zgjodh dje nga delegatet e Kuvendit VII Zgjedhor te LDK-se. Pas perfundimit te procesit te votimit te fshehte dhe numerimit te votave u vertetua se per Isa Mustafen votuan 235 delegate ndersa per Fatmir Sejdiun 124. Ne fjalen pershendetese pas triumfit ne garen per kreun e LDK-se Isa Mustafa ftoi gjithe elektoratin e shperndare te LDK-se qe te kthehen ne sic tha ai familjen e tyre. Mustafa theksoi nder te tjera se LDK ka sfida te medha para saj dhe se te gjithe qe ndihen pjese e saj mund te kontribuojne. Ai deklaroi se qeverisja ne keto vite shkoi ne rruge te gabuar duke konstatuar se ne Kosove ka depresion moral dhe ekonomik. Kreu i Prishtines ka goditur qeverisjen e perbashket PDK-LDK duke theksuar se shteti eshte paralizuar nga ana e grupeve te interesit duke shquar edhe problemin e korrupsionit. Duke marre kete detyre ju ftoj te gjitheve qe jeni pjese e LDK qe ta ngreme ta ndertojme te punojme dhe te ecim bashkerisht qe gjithe elektorati te rikthehet ne familjen e LDK-se tha Mustafa. Kreu i ri i partise se themeluar nga Presidenti i ndjere Ibrahim Rugova ne fund te fjales se tij falenderuese propozoi qe kryetari i deritashem i LDK-se Fatmir Sejdiu te shpallet kryetar nderi i LDK-se propozim ky qe u duartrokit nga pjesemarresit ne Kuvend.

Qe ne fillim te punes se Kuvendit Zgjedhor te Lidhjes Demokratike te Kosoves qe u mbajt dje ne Prishtine u eliminua dilema e kahershme se kush do te jete kandidat per kreun e partise. Sabri Hamiti i cili kryesonte mbledhjen e Kuvendit paralajmeroi delegatet se kandidate zyrtare per kryetare te LDK-se jane Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa. Kuvendin VII Zgjedhor te LDK-se e ka hapur kryetari aktual i LDK-se Fatmir Sejdiu. Ne momentin e prezantimit te emrave te kandidateve shume delegate kane brohoritur per Isa Mustafen.

Sejdiu ka paraqitur ekipin udheheqes te Kuvendit Zgjedhor i cili perbehet nga Sabri Hamiti Lirie Kajtazi Eqrem Kryeziu Lutfi Haziri Isa Mustafa Gazmend Muhaxheri e Fatmir Sejdiu.

Ne Kuvendin VII Zgjedhor te LDK-se nuk kane marre pjese Bujar Bukoshi i cili bashke me Uke Rugoven te birin e Presidentit te ndjere te Kosoves dite me pare publikuan Listen LDK - Ibrahim Rugova. Pjesa e pare e Kuvendit ishte e hapur per publikun dhe u transmetua direkt ne televizionin publik te Kosoves ndersa pjesa vijuese e Kuvendit ka qene e mbyllur. Ne fjalimin e tij para delegateve te partise Fatmir Sejdiu ka thene se LDK-ja kombinon fuqishem traditen dhe modernen. Une personalisht isha i sulmuar me qellim te dobesimit te LDK-se por kjo vetem se do ta forcoje kete parti eshte shprehur Sejdiu. Ai u ka bere thirrje bashkeveprimtareve te LDK-se qe kane braktisur kete parti qe te bashkohen per nje qellim per fitore. Nenkryetarja e LDK-se Nekibe Kelmendi per shkaqe shendetesore nuk ka marre pjese ne Kuvendin VII te partise. Mysafir ne Kuvendin e 7-te Zgjedhor te LDK-se ishin ambasadori amerikan ne Kosove Kristofer Dell nenkryetari i pare i AAK-se Blerim Shala dhe Zef Morina kryetari i PSDI-se. Para delegateve te LDK-se Blerim Shala ka thene se Kosoves i duhet nje Lidhje Demokratike e forte. Ju deshiroj sukses dhe besoj se do te dini te gjeni menyren me te mire per te ecur perpara. Kuvendin e pershendeti edhe Zef Morina.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›