Kryetari i ri Te rikthehemi parti e pare
Une bashke me ju e marrim persiper qe ta kthejme LDK-ne ne partine e pare ne Kosove si prijese e proceseve per ndertimin dhe zhvillimin e Republikes se Kosoves tha kreu i ri i LDK-se Isa Mustafa pas zgjedhjes se tij ne krye te LDK-se. Ai ka shprehur vleresime te larta edhe per paraardhesin e tij kryetarin e deritashem te LDK-se Fatmir Sejdiu. Une deshiroj qe nga zemra ta falenderoje kryetarin Fatmir Sejdiu i cili e mbajti LDK-ne ne kohe te veshtira duke arritur te mbaje te paprekura vlerat e saj tha ai. Kryetari i ri i LDK-se nder te tjera theksoi se kjo parti ballafaqohet me sfida te reja sic jane profilizimi dhe rigjenerimi i saj. LDK-ja ka sfida te medha para saj. Jane keto sfida te profilizimit dhe te ndertimit te identitetit ndertimit dhe rigjenerimit te brendshem te hapjes ndaj te rinjve dhe eksperteve dhe ndaj te gjithe atyre qe deshirojne te kthehen ne kete parti dhe ta perqafojne programin e saj. Keto jane edhe sfida te ndertimit te nje shteti ligjor te pavarur dhe demokratik ne te gjitha hapesirat territoriale te tij theksoi ai. Mustafa renditi gjithashtu se nje sfide tjeter e LDK-se tani eshte edhe zhvillimi i saj ne nje parti e qendres se djathte e cila do te jete garantuese e zhvillimit te vendit dhe ofrimit te saj me BE-ne. Ai tha se detyre e pare e tij si kryetar partie eshte reformimi i metutjeshem i LDK-se. Kryetari i ri i LDK-se perseriti vleresimet qe i kishte shprehur edhe shume here deri me tash lidhur me qeverisjen e deritashme te vendit duke theksuar se kjo qeverisje sidomos ne vitet e fundit ka shkuar ne rruge te gabuar.