Isa Mustafa nderron mendje

Ndersa kerkoi doreheqjen e Fatmir Sejdiut ky grup qytetaresh nga lagjia Kodra e Trimave ne kryeqytetin kosovar i ofroi mbeshtetje Uke Rugoves djalit i ish presidentit Ibrahim Rugova.
Top Channel ka mesuar se nje proteste e permasave me te medha e organizuar nga Tifozet prishtinas Plisat u anulua pasi kryetari i komunes se Prishtines isa Mustafa u premtoi atyre kandidimin per kryetar te LDK-se. Ne nje konference per media zoti Mustafa nuk perjashtoi mundesine e kandidimit per te parin e LDK-se. Ai u beri thirrje qytetareve per qetesi gjate procesit.
Nese anetaresia dhe deget e LDK-se kerkojne zgjidhje tjeter une jam gati per zgjidhje te tjera. Eshte ceshtje e anetaresise se LDk qe te japin besimin e tyre per zgjedhjet e ardhshme tha Mustafa.
Sa i perket procesit zgjedhor te LDK-se gjasat qe zhvillimi normal i tij te nderpritet jane te medha. I pyetur per kete ceshtje anetari i Kryesise se kesaj partie Ismet Beqiri tha se ende nuk eshte vendosur per zgjedhjet e jashtezakonshme nga do te varej edhe procesi i brendshem ne LDK.
Top Channel ka mesuar nga burime partiake se nese zgjedhjet e jashtezakonshme shpallen kete jave LDK-ja do te zhvilloje nje Kuvend Zgjedhor me anetaret e vjeter te kuvendit te vitit 2006 duke mos pasur kohe per te pritur delegatet qe duhet te zgjidheshin nga deget ne qytete.