Ischinger Kosova te ardhme evropiane
Kosova ka një perspektivë të qartë në rrugën e saj drejt familjes evropiane.
Kështu ka deklaruar sot në Kosovë diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, i cili u nderua me titullin “Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës.
Ischinger, anëtar i trojkës që mori pjesë në procesin e fundit të negociatave për pavarësinë e Kosovës, ka folur edhe për bisedimet me Serbinë.
“Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të na cojnë deri tek një marrëveshje që lejon dy popujt të jetojnë në paqe”, ka pohuar Ischinger.