Gjykata Ndërkombëtare lëshon fletarrest për Gadafin

Gjykata për Krime Ndërkombëtare në Hagë ka lëshuar sot fletë arrestin për liderin e Libisë Muamer Gadafin.
Gjykata e Hagës e akuzuar Gedafin për krime kundër njerëzimit, të kryera kundër kundërshtarëve të tij, që nga mesi i muajit shkurt.
Gjithashtu gjykata ka lëshuar fletë arrest edhe për të birin e Gadafit, Seif al-Islam, dhe kreun e shërbimit informativ të Libisë, Abdullah al-Senusi për vrasje dhe përndjekje të civilëve që nga nisja e kryengritjeve në Libi.
Para vendimit, zëdhënësi i Muamer Gadafit ka thënë se lideri libian është zgjedhje historike e populit libian dhe nuk mund të mënjanohet.
Zëdhënësi i Qeverisë, Musa Ibrahim, tha se i takon popullit të Libisë dhe jo NATO-s apo “grupeve të armatosura” që të vendosin për fatin e vendit.
Ibrahim, cituar sot nga Rel, ka thënë se bën këtë deklaratë, për të qartësuar komentet që kishte bërë të dielën.
Ai u kishte thënë gazetarëve në Tripoli se qeveria po propozon një periudhë të dialogut kombëtar dhe zgjedhje të mbikëqyrura nga vëzhguesit ndërkombëtarë.