Isco kalon testet mjekësore

Real Madridi e ka bërë të vetin supertalentin spanjoll, Isco. Ish ylli i Malagës i ka kryer me sukses sot testet mjekësore te Reali. Isco arriti në mëngjes në spitalin La Sania ku i'u nënshtrua një ekzaminimi mjekësor.
Sheefi i shërbimeve mjekësore te Reali, Carlos Diaz tha se lojtari është në gjendje shumë të mirë fizike. Isco do të prezantohet sot me fanelën e Realit ku pritet të jap edhe një konferencë për shtyp./Indeksonline/