E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish- e shoqja: Sarkozinë e gjuanin femrat në syrin tim

Sarkozi dhe Sesilia

Ish- e shoqja e Nikola Sarkozi e portretizon atë si një seks simbol që ishte gjithmonë i rrethuar nga femra që i ofronin atij numrin e telefonit.

Në një intervistë për ABC në SHBA, ish- Zonja e Parë tha se presidenti nuk i mbante dot admiruesit larg.

Ato ishin shumë të eksituara pas pushtetit, tha Sesilia Albeniz, 53 vjeç, ndërsa po diskutonte për seksin e politikën.

Kam parë gra që i jepnin atij numrin e telefonit edhe pse unë isha ngjitur me të.

Megjithatë ishte vetë Sesilia që në njëfarë mënyrë ndikoi që Sarkozi të rrëshqiste në krahët e Karla Brunit. Kjo e fundit gjithashtu ishte një femër që nuk e ka fshehur kurrë tërheqjen ndaj personave me shumë pushtet. Njëherë ajo i pati thënë një mikeshe: Dua një burrë me fuqi bërthamore.

Një gjë tjetër që harroi të thoshte në intervistë Sesilia ishte se ajo kishte një aferë gjatë kohës që ishte e martuar me Sarkozi. Ajo e tradhtonte rregullisht atë, madje e poshtëroi kur nuk votoi për të gjatë zgjedhjeve presidenciale e madje nuk mori pjesë as në fjalimin e fitores. Çifti u divorcua disa muaj më vonë. Sesilia u martua me personin që kishte një aferë kur ishte e martuar dhe tani jeton në Nju Jork.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›