E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhurma misterioze që po trazon shumë njerëz në botë

Një fshat në Durham, në Britaninë e Madhe është bërë i fundit në botë ku është raportuar për një zhurmë të çuditshme, e cila njihet me emrin zukatja. Por përse është kaq mister puna e kësaj zhurme?

Sipas atyre që e dëgjojnë zhurmën, duket sikur dikush ka parkuar makinën pranë shtëpisë suaj dhe ka lënë motorin ndezur. Zukatja është një zhurmë misterioze me frekuencë të ulët, një fenomen që është shfaqur në Britani, Amerikën Veriore dhe në Australi përgjatë katër dekadave të fundit.

Disa banorë të një fshati në Durham thonë se dëgjonin zhurma si ato të një makine që nuk largohej. Kevin Fail dhe e shoqja dëgjuan natën këto zhurma, zbritën poshtë dhe nuk gjetën asgjë. Ka shumë teori që thonë se kjo mund të lidhet me zhurma që vijnë nga fabrika ose edhe me ndonjë disk fluturues. Dy vite më parë fenomeni u shfaq në Australi. Ndonjëherë nuk e largon dot këtë zhurmë e të duhet të vësh kufje me muzikë. Pastaj, krejt papritur zhurmat zhduken e nuk shfaqen më. Kështu ka ndodhur edhe në SHBA para rreth 30 vitesh. BBC ka përgatitur një program në lidhje me këtë fenomen, që arrin në përfundimin se ky mister do mbetet i pazgjidhur ende për shumë kohë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›