E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish agjentja e spiunazhit koreanoverior

Një strategji që ka si për qëllim fitimin e respektit dhe besimit të zyrtarëve të lartë ushtarakë në vend. Një mënyrë për të detyruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Korenë e Jugut për të bërë marrëveshje. Ky është plani i liderit të Koresë së Veriut Kim Jong un. Kjo të paktën sipas ish agjentes se Penianit tashmë rezidente në Seul të Koresë së Jugut. Sipas saj dhe programi bërthamor është në shërbim të mbajtjes së popullsisë nën kontroll dhe për të detyruar Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të bërë lëshime. Përveç deklaratave të këtyre ditëve nuk ka asnjë sinjal që ushtria e Penianit me 1 milion e 200 mijë ushtarë po përgatitet për luftë. Por mbetet frika që regjimi mund të ndërmarrë një veprim demonstrues, një test raketor ose bërthamor. Mendohet se data do të jetë ajo e 15 prillit ditën e lindjes së presidentit të përjetshëm të Republikës popullore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›