E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish bankieri Stournaras, ministri grek i Financave

ATHINE- Koalicioni qeverisës i Greqisë ka zgjedhur një ekonomist të respektuar dhe ish bankierin Yanis Stournaras, si ministër të ri të Financave.

Stournaras u caktua në këtë post, pasi i përzgjedhuri i parë, Vasilis Rapanos hoqi dorë për shkaqe shëndetësore, duke e njoftuar doreheqjen vetem nje dite me pare.

Stournaras, 55 vjeçar ka qenë pjesë e ekipit që negocioi hyrjen e Greqisë në eurozonë.

Emërimi i tij vjen nderkohe qe qeveria e re po përpiqet që të lehtëosjë kushtet e marrëveshjes në mes të Greqisë dhe kreditorëve ndërkombëtarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›