Tirana pushtohet e gjitha nga parullat: Unë e dua Çamërinë
Java Çame
Tirana u zgjua ditën e djeshme me parullën Unë e Dua Çamërinë, si pjesë e atmosferës festive për Javën e Kulturës dhe të Historisë së Çamërisë. Bulevardi Dëshmorët e Kombit do të qëndroj gjatë gjithë javës i dekoruar me banderolat I Love Çamëria (Unë e Dua Çamërinë) dhe me flamuj shqiptar, ndërkohë që në Sheshin Skënderbej dhe në sheshin Nënë Tereza janë vendosur dy monumente shkronja tredimensionale- me parullën I Love Çamëria. Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi tha se këtë vit ne e kemi nxjerrë Javën Çame nga sallat e mbyllura të konsumit të brendshëm në sheshet kryesore të vendit. Njëqind vite më parë, në sheshet e Tiranës, banorët e qytetit kishin dalë për të protestuar lënien jashtë trungut të shtetit shqiptar, të Kosovës dhe të Çamërisë. 70 vjet më parë, në këto sheshe kishin protestuar për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë që u dëbuan gjatë Traktatit të Lozanës. 68 vjet më parë, pritën refugjatët, bashkëkombësit e tyre nga Çamëria, që u dëbuan me anë të një prej gjenocideve më të ashpra. Sot, ne bashkohemi të gjithë, për të përkujtuar martirët e Çamërisë. Kjo javë është e të gjithë shqiptarëve, se Çamëria është e të gjithë shqiptarëve. Ne mund të themi me bindje se çështja çame është sot më e fortë se kurrë, e ka fituar betejën me kohën dhe jemi më të vendosur se kurrë të çojmë deri në fund kauzën çame, tha Idrizi.
Tirana pushtohet e gjitha nga parullat: Unë e dua Çamërinë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip Nga diktatura në demokraci