E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-bashkëshorti kafshon gruan në fytyrë, doja ta shëmtoja që të mos kishte burrë tjetër

spiNjë 52 vjeçar  kafshon  ish-gruan e tij në fytyrë  dhe në qafë duke e përçudnuar. Autori i krimit, sipas Policisë , është një person që ishte urdhërua nga  Gjykata e Tiranës  të mos i afrohej  më shumë se 50 metra ish-gruas së tij, të cilën e dhunonte vazhdimisht. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë  në fshatin Sharrë të Tiranës, ku Nuredin  Vladi, për motive  xhelozie  ka sulmuar ish-bashkëshorten , duke e kafshuar  në buzë, vesh dhe qafë  aq sa i ka shkëputur  lëkurë me mish nga fytyra.

E bëra  me dashje me vetëdije  të plotë, që ta shëmtoja  dhe të mos kishte  asnjë burrë tjetër, meqë ajo ishte e vendosur të mos jetonte  më me mua, është shprehur në Polici i arrestuari  Vladi.

Po ashtu edhe gruaja  ka pohuar për gazetën Panorama se arsyeja se pse ishte divorcuar nga Vladi , ka qenë dhuna e vazhdueshme  që ai ushtronte ndaj saj, pasi ishte shumë xheloz.

Pasditen e djeshme , e plagosuara  ka lënë spitalin  dhe është  larguar  në shtëpinë e saj në Francë./A.XH

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›