Ish-deputetet kunder Rames

Ne nje leter te hapur, nje grup zyrtaresh socialiste, kryetare degesh e bashkishe, ish-ministra, ish-deputete etj, nga rrethe te ndryshme te vendit i drejtojne nje apel publik qytetareve qe me 28 qershor votuan per alternativen e majte, si dhe anetareve dhe simpatizanteve te PS-se, qe te mos votojne serish Edi Ramen.
Ne leter thuhet nder te tjera se, “vazhdimi i drejtimit te PS-se nga ana e Rames mund te coje ne eksperimente te tjera te dhimbshme per popullin e majte, ne deshtime politike te njepasnjeshme dhe ne humbje te reja elektorale”.
Me tej letra vazhdon duke shprehur pikepamjen se, “kryetari ne detyre eshte pjese e historise politike te kesaj partie dhe cfaredo perfshirje e tij e drejtperdrejte ne zhvillimet e ardhshme institucionale te partise rrezikon percarje te reja ne gjirin e saj”.
Ne leter shkruhet nder te tjera se vazhdimi i drejtimit te PS-se nga Rama do te thellonte me tej frymen autoritariste dhe do te lehtesonte nderhyrjet e grupeve te interesit ne vendimmarrjet me te rendesishme te kesaj force politike.
Letra e hapur firmoset nga 37 zyrtare socialiste, kryetare dhe ish-kryetare te degeve dhe te bashkive te ndryshme, si dhe ish-deputete.