E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, arrestohet pas 12 vjetësh autori i masakrës së Qafë Gjashtës

TIRANË- Zyra e Interpolit bëri të ditur se është arrestuar në shtetin fqinj, greqi 41-vjeçari Arben Këndezi, autor i masakrës së Qafë Gjashtës, kur në vitin 1997 në bashkëpunim me tre persona të tjerë ai qëlloi kundër forcave të policisë duke vrarë oficerin Gjergj Mehmeti.

Gjykata e Krimeve të Rënda, me një vendim të vitit të kaluar ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", në ngarkim të tij, për veprat penale të "Vrasjes për shkak të cilësive të veçanta, e kryer në bashkëpunim".

Gjithashtu, ai akuzohet edhe për grabitjen në datën 17.03.1997 të Bankës së Kursimeve të Sarandës ku ka mundur që në bashkëpunim me disa persona të marrë një shumë prej 26 milionë lekësh. Për këtë vepër penale Gjykata e Vlorës me vendimin nr.64, datë 08.07.1999 e ka dënuar Arben Këndezin me 6 vjet burg.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›