E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-deputeti i PPDNJ padit Bollanon e Dulen për shpifje

Ish-deputeti i PPDNJ-së, Panajot Barka ka akuzuar kreun e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollanon dhe kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule për shpifje, pasi e kanë konsideruar si tradhëtar të interesave greke në Shqipëri e kundër Omonias në vecanti. 

GJIROKASTER- Një tjetër proces gjyqësor në ngarkim të kreut të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. Kësaj here ka qënë Panajot Barka, ish-deputeti i PPDNJ-së i cili ka akuzuar Bollanon dhe kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule për shpifje.
Gjyqësori i Gjirokastrës kërkon dëshminë e dy të akuzuarve për të vijuar procesin gjyqësor në ngarkim të tyre pasi kanë konsideruar Barkën si tradhëtar të interesave greke në Shqipëri.
Gjyqtari i cështjes, Arqile Basho pasi ka lexuar aktpadinë për shpifje në ngarkim të PBDNJ dhe OMONIA ka kërkuar nga paditësi nëse donte që kjo cështje të mbyllej. Pasi zoti Barka nuk ka rënë dakord duke kërkuar që procesit t’i shkohet deri në fund, seanca gjyqësore ka vijuar normalisht përgjatë 45 minutave të saj, pa praninë e palës akuzuese.
Arqile Basho, ka marrë vendimin e shtyrjes së seancës në fillim të muajit qershor duke lënë për detyrë nga ana e gjyqësorit njoftimin e Vangjel Dules dhe Vasil Bollanos për t’u përgjigjur akuzave të formuluara për shpifje në adresë të Panajot Barkës, aktualisht shefit të Departamentit të Gjuhë-Letërsisë dhe Qytetërimit Grek në Universitetin “Eqerm Cabej” në Gjirokastër.
Akuzat publike në drejtim të Barkës nga ana e krerëve politikë të minoritetit etnik grek në Shqipëri janë bërë në Greqi gjatë një konference shtypi duke mos kursyer edhe për diversion të Barkës ndaj interesave greke në Shqipëri kundër Omonias në vecanti e vecanërisht cështjen e varrezave të ushtarëve grekë. Kaq ka mjaftuar që Panajot Barka të formulojë akuzën për shpifje në gjyqësorin e Gjirokastrës në ngarkim të drejtuesve më të lartë të PBDNJ-së. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›