Varrezat greke në Kosinë, kërcënohet denoncuesi
Prokuroria e Gjirokastrës fajëson komunën e Kosinës si autor të skandalit të grumbullimit në një bodrum dhe betonimit te eshtrave. Personi që denoncoi zhvarrimet është shprehur se është kërcënuar nga kryetari i komunës.
PËRMET Një ditë pas publikimit të skandalit të dytë me eshtrat e fshatit Kosinë dhe indinjatës masive të banorëve, ka reaguar Prokuroria e Gjirokastrës, e cila ka në juridiksionin e saj edhe Përmetin. Burime zyrtare nga organi i akuzës pohuan se, çështja e zhvarrimit të eshtrave u mbyll dy vjet më parë nga Prokuroria e Përmetit. Sipas këtyre burimeve, eshtrat duhej të riktheheshin përsëri në vendin ku kanë qenë dhe të bëhej rivarrosja e tyre. Grumbullimi në një bodrum dhe betonimi i eshtrave të Kosinës u bë në fshehtësi të plotë, duke i privuar banorët nga kryerja e ritualeve për të nderuar të afërmit e tyre të vdekur. Sipas përfaqësuesve të Prokurorisë së Gjirokastrës, skandali i dytë me eshtrat ka si autor kryetarin e Komunës së Kosinës. Mësohet se kryekomunari Thoma Puqiqi ka urdhëruar që 69 kutitë me eshtrat që u zhvarrosën në maj të vitit 2006, të grumbulloheshin në një bodrum në afërsi të kishës së fshatit. E ndërsa eshtrat janë dhunuar për të dytën herë, kanë protestuar banorët e Kosinës, të cilët e kanë konsideruar këtë një fyerje dhe poshtërim që u bëhet të gjallëve dhe të vdekurve. Ndërkohë, kreu i Komunës së Kosinës, Thoma Puqiqi e quajti çështjen e eshtrave të kapërcyer dhe nuk pranoi të bënte asnjë koment. Nga ana tjetër, banorët vazhdojnë të kërkojnë rikthimin e eshtrave andej nga u rinxorën, duke bërë edhe ritualet e duhura, por zëri i tyre bie në vesh të shurdhët. Ditët e fundit, personi që denoncoi zhvarrimet e varreve gati 100-vjeçare të Kosinës, Altin Ballabani, është shprehur se është kërcënuar nga kryetari i komunës si dhe nga persona të veshur me uniformë policie që nuk i njeh. Sipas Ballabanit, po rikthehet situata e tensionuar e tri viteve më parë.
(s.g/GSH/BalkanWeb)