E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish e burgosura amerikane takon Ahmadinexhad

Sarah Shourd amerikania e cila u mbajt per 14 muaj ne burgjet iraniane nen akuzen e spiunazhit bashke me 2 shtetas te tjere amerikane u takua te premtem ne Nju Jork me presidentin iranian Mahmud Ahmadinexhad.

Do deshiroja te falenderoja presidentin Ahmadinexhad qe me dha mua dhe motres time mundesine qe ta takojme. Ishte nje takim mjaf miqesor. Kur isha ne burg lutesha per nje takim me Ahmadinexhad per te sqaruar keqkuptimin qe u shoqerua me burgosjen time thuhet ne deklaraten e nxjerre nga zedhenesja e familjes Shourd.

Edhe pse Shourd nuk ka leshuar asnje informacion se cfare eshte diskutuar me Ahmadinexhad ne nje interviste te meprashme te saj per CNN shprehej se deshironte ti dergonte nje apel personal presidentit Ahmadinexhad per lirimin e te fejuarit te saj Shane Bauer dhe te shokut te tij Xhosh Fatal dy amerikaneve te tjere qe mbahen ende ne burgjet iraniane nen akuzen e spiunzhit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›