Suedi ulet avioni i drejtuar ne Pakistan

Nje avion me 273 pasagjere ne bord qe fluturonte nga Kanadaja per ne Pakistan eshte ulur ne Suedi per shkak te nje alarmi per bombe.
Lajmin e ben te ditur rrjeti informativ britanik BBC qe citon autoritete suedeze. Nje zedhenes i aeroportit te Arlandes ka deklaruar se avioni ishte nisur nga Torontoja dhe ishte drejtuar per ne Karaci.
Policia kanadeze ka marre informacion per pranine e mundshme te nje bombe ne bordin e mjetit fluturues.
Aktualisht avioni ndodhet ne fund te nje piste te aeroportit duke mos bllokuar keshtu nisjen e avioneve te tjere.