Ish i burgosuri politik i ve flaken vetes

Një nga ish-të burgosurit politikë, Gjergj Ndreca, ndër organizatorët
kryesorë të grevës së urisë, i ka vënë flakën vetes në tentativë për t'u
vetëflijuar.
Ndreca ka vendosur të ndërmarrë aktin e vetëflijimit në gjendje të dëshpëruar. Ndreca mësohet se i ka vënë flakën vetes me benzinë, ndërkohë që grevistët e tjerë kanë ndërhyrë për të shuar flakët. Mësohet se në tentativë për të shuar flakët, grevistit Llazi Koçi, i ka rënë të fikët.
Ish të burgosurit politikë janë dërguar menjëherë në repartin e djegieve në QSUT me makina të rastit, ku mësohet se gjendja e tyre është e rëndë.
Ata kanë nisur një grevë urie që prej mbrëmjes së 22 shtatorit dhe kërkojnë nga qeveria mbajtjen e premtimeve për shpërndarjen e dëmshpërblimin të viteve të burgut.
Protestë para Kuvendit
Pritet që paraditen e sotme të zhvillohet protesta e radhës e ish të përndjekurve para institucioneve të vendit, me kërkesën për dëmshpërblim për vitet e burgut që kanë kryer në kohën e komunizmit.
Të hënën, greva e urisë është në ditën e 17-të të saj dhe shumë prej grevistëve janë në gjendje të përkeqësuar shëndetësore.
Protestuesit kërkojnë solidarizim të qytetarëve, për të qenë të pranishëm përpara zyrave të Kuvendit.
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen me ne, nuk ka rëndësi se kë parti politike simpatizojnë”, thonë ish të përndjekurit.
Grevistët janë të vendosur që ta cojnë këtë grevë deri në fund, sepse duan domosdoshmërisht që të marrin dëmshpërblimin e tyre. duke theksuar se kjo protestë nuk është politike, por thjesht ekonomike.