E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster lagjja e romeve pa infrastrukture

Çdo ditë mjete të ngarkuara me orendi dhe objekte shtëpiake mbërrijnë në lagjen e njohur si lagjia e romëve në Gjirokastër. Qindra banorë të komunitetit rom po kthehen nga emigracioni për shkak të krizës ekonomike në shtetin grek.

Ka prej tyre që kanë qenë në emigracion për 20 vjet. Të sapombërriturit nga emigracioni nuk kanë asnjë vend për t'u strehuar. Godinat e dikurshme të ndërtuara për këta banorë gjatë sistemit komunist që dikur i ngjanin një kampi përqëndrimi sot kanë degraduar plotësisht.

Por edhe banorët romë të mbërritur me qindra gjatë verës së këtij viti nuk kanë mundur dot të përshtasin banesat e tyre të dikurshme për të jetuar sepse territori  i tyre është zaptuar nga të tjerë ndërsa mungon uji i pijshëm, energjia elektrike, rruga, shërbimet e pastrimit dhe ndricimit.

Mungesa e energjisë duket se është shqetësimi kryesor i kësaj lagjeje, ku aktualisht jetojnë rreth 1000 banorë. Kjo jo për shkak të mospagesës por për shkak të vjedhjes së kabllit të energjisë elektrike. Lagjia e romëve e ndarë nga pjesa tjetër e qytetit të Gjirokastrës nga një përrua i vogël, si për të dëshmuar ndarjen mes dy realiteteve po lihet jashtë çdo vëmendjeje. Këtë hapësirë taksapaguese të qytetit nuk e kane mbështetur asnjehere institucionet e pushtetit vendore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›