E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish i dashuri kërkon 100 milion dollarë nga Shakira

Antonio de la Rua, ish-partneri dhe njëherësh ish-menaxheri i Shakirës, ka kërkuar plot 100 milionë dollar nga këngëtarja kolumbiane. Kjo, duke qenë se ai pretendon që qendron pas suksesit të 35-vjeçares, duke e bërë atë një nga yjet më të mëdha në botë.

De la Rua u lidh me Shakirën në vitin 2000, menjëherë pas i jati i tij u zgjodh presidenti I Argjentinës. Ata qendruan bashkë deri në vitin 2010, kur Shakira vendosi që të ndahej, për të lidhur me Xherard Pike, me të cilin tashmë prêt edhe një fëmijë.

Këtë gjë duket se de la Rua e priti shumë keq dhe vendosi që ta padisë në gjykatë Shakirën, duke pretenduar shumën e mësipërme. Por, edhe kjo e fundit e ka paditur atë në gjykatë, duke thënë se ka shpërdoruar dhe keqmenaxhuar paratë e saj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›