E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish i perndjekuri grushta IlirRusmalit per parate e burgut

TIRANE- Gazeta Shqiptarja. com zbardh sot detaje te reja rreth incidentit te djeshem para Parlamentit kur deputeti i Partise Demokratike Ilir Rusmali njeheresh kryetari i Komisionit te Ligjeve u qellua me grusht nga ish-i perndjekuri politik Lirak Bejko.

Shqiptarja. com shkruan se incidenti kishte ndodhur pasi Bejko ishte i hidheruar nga vdekja e mikut te tij Grigor Zaharia per te cilin dje po zhvilloheshin homazhet ne seline e institutit te te Perndjekurve Politike por dhe nga hidherimi per mos marjen e demshperbilimit financiar nga shteti per vitet e burgut.

Lirak Bejko u arrestua menjehere dje nga efektivet e komisariatit nr.1 ku ne prangat e policise ra shtetasi Gjergji Ndreca i cili kundershtoi blute per ndalimin e shokut te tij.

Mesohet se deputeti i Partise Demokratike nuk ka pranuar te depozitoje denoncim ndaj ish-i perndjekuri politik Lirak Bejko. Te pakten deri ne oret e mbremjes se djeshme strukturat e policise thane se nga ana e deputetit nuk eshte bere asnje kallezim ndaj ish-te perndjekurit 47 vjecarit Lirak Bejko. ne foto Gjergj Ndreca njeri prej te arrestuarve per incidentin e djeshem me Ilir Rusmalin

Detaje te metejshme mund ti lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›