Ish kreu i armates serbe ne Hage
Momçillo Perishic , ish-kreu i armates jugosllave do te dale sot ne Gjykaten nderkombetare te Hages pasi akuzohet per krime ne Bosnje. Ai do te deklarohet sot per rolin e tij ne mizorite ne Bosnje, perfshire edhe masakren e Srebrenices dhe rrethimin e Sarajeves. Momçillo Perishic ngarkohet me 13 akuza per krime lufte dhe krime kunder njerezimit te kryera nga vartesit e tij. Perishic iu dorezua gjykates ne vitin 2005 dhe eshte deklaruar i pafajshem Per te gjitha pikat e aktakuzes. Nese shpallet fajtor, ai mund te denohet edhe me burg te perjetshem.