E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, incidenti ne tempull, 197 te vdekurit

Rritet nga casti ne cast bilanci i viktimave te incidentit te ndodhur ne nje tempull indu ne Indi, per shkak te mbipopullimit.

Sipas informacioneve te fundit, numerohen plot 197 te vdekur, rritje kjo e konsiderueshme pasi vetem pak ore me pare numri i viktimave ishte 125.

Personat ne fjale humben jeten pasi u shemb nje pjese e tempullit, qe ndodhet ne qytetin e Xhodpurit, ne shtetin e Raxhastanit.

Lajmin e konfirmojne mediat nderkombetare. Ne momentin e shembjes, ne tempull ndodheshin rreth 25 mije persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›