Ish-kreu i inteligjencës ushtarake izraelite: Gaza rrezikon të bjerë në kaos

Ish-kreu i inteligjencës ushtarake të Izraelit i ka kërkuar udhëheqjes izraelite, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanjahu, të arrijnë një marrëveshje për pengjet që përfshin një armëpushim të pacaktuar dhe të punojë me Autoritetin Palestinez të reformuar për të rivendosur rendin në Gazë.
Tamir Hayman, i cili tani drejton Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare (INSS) në Tel Aviv tha se Izraeli rrezikon të bjerë në një luftë të përhershme ku do të ketë përplasje të vazhdueshme me fqinjët e tij.
“Një luftë e zgjatu rrezikon të lërë Gazën nën sundimin e Hamasit ose në mëshirën e një vakumi pushteti ku grupe të ndryshme të armatosura mund të konkurrojnë për pushtet. Izraeli duhet të punojë me Autoritetin Palestinez të reformuar, vend të kaosit dhe në vend të tokës së askujt në Gazë”, u shpreh Hayman.
Hayman ka paralajmëruar për urgjencën e këtyre vendimeve, duke thënë se Izraeli nuk do të ketë asnjë mundësi tjetër për ta bërë këtë, veçanërisht kur afrohen zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Udhëheqësit izraelitë duhet të bëjnë gjënë e duhur” dhe të mos përqendrohen në arritjen e fitoreve afatshkurtra.
Netanjahu ka përjashtuar në mënyrë të përsëritur mundësinë e një Gaze të sunduar nga Autoriteti Palestinez dhe bisedimet për një marrëveshje armëpushimi vazhdojnë të ngecin ndërsa Hamasi u thotë negociatorëve se nuk mund të identifikojë dhe gjurmojë 40 pengjet izraelitë të nevojshëm për fazën e parë të një marrëveshjeje.
Autoriteti Palestinez qeveris pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, por u dëbua nga Gaza nga Hamasi në 2007.
/rtsh.al/