E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish kryeministri Nano merr urdhrin “Honoris Causa” nga UET

Ish kryeministri i vendit, Fatos Nano nderohet me titullin "Honoris Causa". Me motivacionin për kontributin e madh dhe angazhimin në politikë, hapjen e ekonomisë, aktivizimin në botën universitare, kontributin reformator në politikë dhe mbështetjen ndaj universiteteve private, senati akademik i Universitetit të Tiranës i ka akorduar këtë titull zotit. Nano në një ceremoni të  organizuar me drejtues, profesore dhe studente te këtij universiteti. Vetë ish kryeministri është shprehur i impresionuar nga ky vleresim, të cilin e konsideroi dhuratën më të bukur në 60 vjetorin e tij të lindjes.
 

“Ju falenderoj nga zemra, e vlerësoj ceremoninë e sotme jo vetëm në planin akademik dhe njerëzor. Jam shumë i impresionuar që kjo ndodh, është dhurata më e bukur në 60 vjetorin tim dhe një nga mënyrat më të denja për partneritetin, bashkëpunimin dhe përfarimin mes botës akademike dhe politikës. Nuk mund të mos jemi të ndjeshëm ndaj mjaft proceduarave që nuk janë transparente që cojnë në lindjen e institucioneve të tilla. Me procesin e nisur vite më parë po plotësohet një vakum me universitetete që mëshirojnë inciativën e botës akademike. Sfida e integrimit, por dhe e kompeticionit rajonal dhe global është shumë e rëndësishme” u shpreh ai.

Nano nuk ka kursyer edhe komentet e jetës politike dhe zhvillimeve të fundit në vend, ku ka kërkuar zgjidhje më të qëndrueshme politike dhe dinamika në mënyrë që të të ecim sa më shpejt me procesin e integrimit të vendit.
 

“Jemi maturuar të gjithë sëbashku për të nisur një arsyetim më cilësor më të kultivuar në funksion të një alternative akademike profesionale dhe intelektuale që do të na mundësonte të shërbenim në pozicionet e nderuara që përfaqësojmë, që të shërbenim më mirë për të ndihmuar vendimarrësit, grupet e interesit, në gjetjen ose ofrimin e propozimeve për zgjidhje më racionale të investimit kombëtar për zhvillim, për zgjidhje më të ekuilibruara, për zgjidhje më të qëndrueshme politike, dinamika që do na lejojnë të konkurojmë dhe të mos humbasim në kontaktet e njohura në bazë marrëveshjesh ose jo, me kombet e tjerë në rajon apo më gjerë duke i përdorur më mirë resurset kombëtare, eksperiencën kombëtare. Duke i stimuluar në një proces dhe mjedis që mbështetet tek merita që e bën cilindo sektor kombëtar, cdo institucion konkurues me ato të vendeve të tjera. Dua të nis një proces që do ta vazhdojmë sëbashku, me analiza dhe konkluzione që do të vinë për politikën, dhe shoqërinë, strategjinë e zhvillimit kombëtar, marrëdhëniet e shtetit të së drejtës. Me një vështrim vertikal duket se nuk ka vetëm parti dhe grupime të ndryshme politike, por ka dhe mendime të ndryshme qasje të ndryshme për cështje të caktuara”theksoi Nano.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›