Diskutimi i draftit per median
E merkure 17 Tetor 2012 1613
KOMISIONI I MEDIAS Komisioni Parlamentar i Medias i ka hapur rruge miratimit te projektligjit integral per transmetimet me ze dhe figure. Mazhoranca ka pranuar te nise diskutimi i draftit voluminoz te henen e ardhshme sipas propozimit te relatorit socialist Alfred Dalipi. Vizion Plus ka zbardhur disa nga sugjerimet qe kane ardhur nga rrjeti evropian i radiotelevizioneve EBU pas kerkeses se Komisionit.
Mesohet se EBU ka mbeshtetur nje formulen qe synon kompromis per zgjedhjen e anetareve te Keshillit Drejtues te Radio Televizonit per te garantuar pavaresine politike te medias se vetme publike. 11 anetaret do te zgjidhen nga shoqeria civile nga 5 te mbeshtetura nga 2 forcat e medha politike ndersa njeri nese nuk gjendet konsensus zgjidhet me short. Por gjithsesi drejtori i RTSH miratohet me 2/3 e votave te Keshillit. EBU ka sugjeruar qe ne perberjen e KKRT nuk duhet te kete anetare nga shoqatat e mediave private. Ne draftin per Mediat elektronike qe do tu shperndahet anetareve te Komisionit javen e ardhshme jane perfshire gjithashtu edhe propozimet per pershtatjen e strategjise te televizioneve dixhitale. Iniciativa per miratimin e nje ligji per Mediat ka nisur ne vitin 2006 por prej 6 vitesh drafti ka mbetur i bllokuar. Mazhoranca miratoi ne korrik 2011 pa pranine e opozites ne parim projektligjin. Por megjithese nuk eshte i nevojshem votimi me shumice te cilesuar i draftit fale kembenguljes se nderkombetareve palet i bene amendime te reja projektit qe pritet te miratohet kete vjeshte.
Komente
Facebook