Ish-kryeministri i Francës pëson atak kardiak, shtrohet në spital
FRANCË- Ish-kryeministri i Francës, Micheal Rocard, ka pësuar një atak kardiak, ndërsa ndodhej në kryeqytetin suedez në Stokholm dhe tani ndodhet nën kujdesin intensive të mjekëve. Sipas njoftimit të publikuar nga Ministria e Jashtme franceze, veterani socialist u ndje keq ndërsa po shkonte në ambasadën franceze.
81-vjecari ka qënë një nga figurat kryesore të së majtës franceze për më shumë se 3 dekada dhe ka shërbyer si kryeministër në kabinetin e Fransua Miteran. Rocard qëndroi aktiv në politikë deri pak kohë më parë duke shërbyer si anëtar i Parlamentit Europian deri në 2008-ën dhe këshilltar presidentit aktual Nikola Sarkozi.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)