Hoxhaj: Me çdo mjet kundër zgjedhjeve serbe në veri të Kosovës
ROMË- Do të përdorim të gjitha mjetet ligjore për të mos lejuar Serbinë të mbajë zgjedhjet lokale në Kosovë. Është kjo deklarata që ka bërë shefi i diplomacisë kosovare Enver Hoxhaj gjatë një interviste për agjencinë italiane Ansamed, ndërsa ndodhej për vizitë në Romë.
Hoxhaj, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve serbe në veri të Kosovës, përbën rrezik për stabilitetin jo vetëm në veri të Kosovës, por edhe për sigurinë në të gjithë rajonin. Sipas tij përpjekjet e Beogradit, paraqesin një shkelje flagrante të sovranitetit të Kosovës dhe se Qeveria e Kosovës do të përdor të gjitha mjetet ligjore që ka në dispozicion, për t’i ndaluar ato.
Ministri Hoxhaj ka paralajmëruar pasoja të rënda afatshkurtra, por edhe afatgjata nëse këto zgjedhje do të mbaheshin edhe në veriun e vendit.
(el.me/BalkanWeb)