E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-kryeministri i Islandës fajtor për krizën e bankave

Një gjykatë në Islandë ka shpallur ish-kryeministrin, Geir Haarde, fajtor për neglizhencë, lidhur me trajtimin e krizës së shembjes së bankave në vitin 2008, ndërsa e ka deklaruar atë të pafajshëm lidhur me akuza të tjera më serioze.

Haarde është udhëheqësi i parë botëror që paraqitet para një gjykate për trajtimin nga ana e qeverisë së tij të krizës globale financiare.

Gjykata në Rejkjavik e dënoi atë për mos-informim të ministrave të tjerë të qeverisë lidhur me krizën bankare që kërcënonte Islandën.

Por ajo vendosi se ai është i pafajshëm për akuzat e tjera, përfshi atë sipas të cilës ai nuk kishte bërë asgjë për të pakësuar përmasat e sistemit bankar.

Ish-kryeministri Haarde nuk do të kalojë kohë në burg dhe nuk do të duhet të paguajë ndonjë gjobë apo shpenzime gjyqësore. Por ai është gjithsesi i zemëruar për vënien para gjykatës, për një krizë financiare që ai tha se nuk mund ta ndalte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›