E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ish-kryeministri izraelit, Netanyahu ironizon me presidentin Biden

Ish-kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ironizoi me momentet ku supozohet se presidentin amerikan, Joe Biden e zuri gjumi gjatë një takimi me kryeministrin izraelit, Naftali Bennett.

Në postimin e Netanyahut në Facebook ai iu referua takimit Biden-Bennett më 27 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë e pashë Bidenin shumë të kujdesshëm në intervistë”, thuhet në postimin e tij. Vlen të përmendet se Netanyahu duke deklaruar kështu ai uli kokën para dhe i mbylli sytë.

Me këtë lëvizje, shtypi izraelit shkroi se Netanyahu po i referohej pretendimeve se Biden kishte fjetur gjatë takimit të tij me Bennett.

Ai bëri një hap prapa

Pas lajmit, partia e Netanyahut, Likud në një deklaratë tha se ish-kryeministri kritikoi kryeministrin Bennett e jo presidentin Biden.

Shumë izraelitë, të udhëhequr nga deputetët e Likud, shpërndanë në llogaritë e tyre në mediat sociale videon ku dyshohet se Biden po flinte gjatë takimit të tij me Bennett.

Shtypi izraelit shkroi se Bidenin nuk e zuri gjumi gjatë takimit dhe se videoja në fjalë ishte montuar./AA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›