E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zjarrëfikësit në Kaliforni mbështjellin me letër alumini pemët më të mëdha në botë

Zjarrfikësit në Kaliforni po mbështjellin pemet e lasht me letër alumini, rezistente ndaj zjarrit, , ndërsa flakët depërtojnë në Parkun Kombëtar Sequoia të Kalifornisë. Zyrtarët kanë frikë se zjarri mund të arrijë në Pyllin Gjigant, me disa prej pemëve më të mëdha në botë, brenda pak orësh. Pylli strehon rreth 2,000 pemë, përfshirë  pemën e quajtur gjenerali Sherman, 835 metra, pema më e madhe sipas vëllimit në Tokë dhe e vjetër rreth 2.500 vjet.  “Është një zonë shumë domethënëse për shumë njerëz, kështu që shumë përpjekje të veçanta po bëhen për ta mbrojtur,” tha zëdhënësja e Parqeve Kombëtare, Rebecca Paterson për LA Times. Ekspertët thonë se pemët sekuia janë shumë rezistente ndaj zjarrit dhe kanë evoluar për t’i mbijetuar flakëve, shkruan BBC. Vetëm gjatë këtij viti në Kaliforni ka paur me shume se 7.400 zjarre  të cilët kanë djegur mbi se 2.2 milion hektarë. Zjarret besohet se janë nxitur nga temperaturat e larta dhe kushtet ekstreme të thatësisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›