E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-kryetari i Këshillit Bashkiak, Dervishi: Mbledhja është e ligjshme

Lorina Mixha

Situata 

Votimi për lirimin nga funksioni i Njazi Kosovrastit është i vlefshëm

Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, duke folur gjate nje mbledhje te Keshillit BashkiakIsh-kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Sokol Dervishi, thotë se mbledhja e këshillit jashtë radhe, zhvilluar ditën e premte vetëm me pjesëmarrjen e këshilltarëve të majtë është legjitime, pasi është zhvilluar sipas të gjitha procedurave ligjore dhe në transparencë të plotë.

Aktet e miratuara në këtë mbledhje i shkojnë prefektit të Tiranës për të verifikuar ligjshmërinë.

Mbledhja ishte e vlefshme, pasi u zhvillua siç kërkohet nga ligji dhe ka pasur kuorumin e nevojshëm, duke qenë se 50%+1 të anëtarëve ishin prezentë. Prandaj, konkluzioni i përcaktuar për lirimin nga funksioni i zotit Kosovrasti është i vlefshëm. Prefekti ka në dorë vetëm një mekanizëm ligjor, që bën verifikueshmërinë mbi vlefshmërinë e ligjit, asaj që është votuar e nuk mendoj se prefekti, në këtë rast, mund të ketë një hapësirë të ndryshme interpretimi, deklaroi Dervishi.

Ish-kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dervishi, e konsideron të paprecedentë konfliktin e shkaktuar, duke mbyllur dyert e sallës së Këshillit Bashkiak, si dhe përfshirjen e kreut të bashkisë, Lulzim Basha, në këtë çështje.

Deklarimet e ekzekutivit të kryetarit të bashkisë dhe administratës së tij janë tërësisht në kundërshtim me ligjin, pasi zgjedhja e kryetarit është kompetencë e këshillit e ska asnjë element ligjor apo ndonjë natyrë tjetër që ti mundësojë kryetarit të bashkisë të komentojë mënyrat si zgjidhet.

Nuk ka asnjë precedent tjetër, kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, as në situata shumë më të tensionuara politike dhe është edhe më e paprecedentë që të ndërrohen bravat e dhomës ku është shkruar Këshilli Bashkiak që te koka, ambient ku vetë kryetari i bashkisë është bujtës, tha Dervishi.

Sipas tij, pas konfirmimit të mazhorancës së majtë në këshill, kryetari Kosovrasti duhet të jepte dorëheqjen për të lejuar vijimësinë normalisht të mbledhjeve të këshillit.

Ish-kryetari i Këshillit Bashkiak, Dervishi: Mbledhja është e ligjshme burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›