E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shima: Në komunizëm të gjithë kemi pasur maskë

Gazeta Shqip

Alush Shima, një nga emrat më të njohur të pikturës shqiptare, në një rrëfim për jetën nën diktaturë dhe artin e soc-realizmit. 100 pikturat e krijuara për Enver Hoxhën dhe çfarë ka ndryshuar në pikturën e tij sot…

Arti 

Alush Shima (1) Alush Shima (2) Alush Shima (3) Alush Shima (4)

Kur Alush Shima krijoi pikturat që sot i ka ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Arteve ishte vetëm një student. Në Tiranën e viteve 1968-1973, ai përpiqej të zgjidhte mes asaj çfarë ndodhej brenda tij, dhe frymës së artit zyrtar që mësonte në Institutin e Lartë të Arteve. Ka qenë një kohë kërkimesh të gjata, ditësh të tëra mbi tablo për të kuptuar atë çfarë vërtet do të ishte arti i tij…dhe në fund artisti i ri iu dorëzua dëshirës, formës që e kishte parë në fotot ilustruese të El Grecon e më vonë të Matisse apo Picasso-s. Sigurisht që kjo zgjedhje nuk do të ishte e lehtë, por artisti nuk do ta pranonte asnjëherë sistemin. Ai zgjodhi të pikturonte lule, i bindur se ato ishin më të vërtetë se njerëzit, dhe tu jepte dritën që mungonte në jetë pikturave të tij. Më 11 prill 1985 kur diktatori Hoxha vdiq, Shima mblodhi një tufë me irida në oborrin e Kinostudios ku në atë kohë punonte si piktor filmash, dhe vrapoi për në shtëpi. U fut në studio dhe i vendosi lulet në tryezë dhe nisi nga puna. Kjo tablo do të shitej në vitet 90 në Londër. Territore të vogla, ekspozita që e riktheu sërish në Galerinë e Arteve është pikërisht koha e fillimeve të tij në pikturë… Dëshira për tu shprehur i lirë ndihet në çdo tablo, që në fushat e arta të grurit, dasma me fytyra të qeshura e Skënderbeut, flokët e krehur ndryshe të Margarita Tutulanit, në tablotë e Zanës (bashkëshortes së tij) veshjet e saj plot ngjyra, disa vizatime nudosh, apo krijesat e çuditshme që kërkojnë të shprehin një revoltë ndaj kohës pak më tej…Kjo ekspozitë është nisja e një rrugëtimi të gjatë artistik për Alush Shimën, që ashtu si për çdo artist që jetoi në një sistem totalitar nuk ka qenë i lehtë. Por, sot teksa i sheh këto piktura gati 40 vjet më pas, Shima ndihet sërish i lirë, dhe i qetë që ndryshe nga artistë të tjerë miq të tij, nuk bëri pakt me kohën. Ai jetoi i dyzuar ashtu siç shprehet në intervistën e mëposhtme, duke bërë dy jetë, atë përtej shtëpisë dhe jetën brenda saj në studio, aty ku ishte Ai, i vërteti…

Riktheheni në Galerinë Kombëtare të Arteve, që dikur e keni drejtuar, me një ekspozitë me tablo të viteve 1968-1973. Si ishte kjo periudhë për ju?

Pjesa më e madhe e tablove të kësaj ekspozite, i përkasin një kohe kur unë isha student në Institutin e Lartë të Arteve. Janë detyra jashtë shkolle, që na i jepnin në atë kohë dhe unë i bëja për të provuar veten, për të parë se si mund të ndërtoja një kompozim, si mund ti vendosja figurat, si mund të ndaja planet për të mësuar Këto tablo janë dhe kërkimet e mia të para artistike. P.sh tabloja e parë që shihet në hyrje të ekspozitës, me një fushë me grurë, është realizuar gjatë praktikës së vitit të katërt. Dasma e Skënderbeut, një tjetër tablo që juve ju tërhoqi vëmendjen është realizuar po në kohën kur isha student. Ajo është një pikturë realiste, dhe nuk ka probleme me formën, në mënyrë që të përbënte rrezik. Këto ishin piktura që unë i realizoja në shtëpi dhe i ruaja aty.

Që në fillimet e para në pikturë, keni zgjedhur një formë e cila binte ndesh me formën zyrtare të kohës I kujtoni përpjekjet e para për të krijuar atë që do të ishte më vonë stili juaj artistik?

Kur mbarova Institutin e Lartë të Arteve për pikturë, fillova ta kërkoja pikturën me një formë disi më ndryshe, jo duke ndjekur parimet e realizmit socialist, që ishte dhe metoda e vetme që ekzistonte te  ne, një metodë e huazuar nga Rusia, por që mua nuk më pëlqente e nuk isha dakord me të. Fillova ta shihja pikturën në një këndvështrim tjetër, duke e parë disi më ndryshe ashtu si orientohej piktura kryesisht në Europën Perëndimore. Pikturat që janë në këtë ekspozitë i përkasin një periudhe të viteve 1968-1973. Të gjitha reflektojnë një fazë timen kërkimore, pasi në atë periudhë isha në kërkim të vetes. Shkolla në atë kohë ishte një institucion ku mund të mësoje anën profesionale dhe orientimi që ajo të jepte ishte drejt artit të realizmit socialist që ishte metoda zyrtare e kohës. Nëse duhet ta shihje pikturën ndryshe nga kjo mënyrë, përpjekjet duhet të ishin personale, dhe duhet të përpiqeshe të gjeje mundësitë për tu ballafaquar me vepra të huaja arti, gjithmonë përmes ilustrimit, pasi veprat reale nuk kishe ku ti gjeje. Ishte një periudhë ku dëshira për  artin më bënte të gjeja mundësi nga më të çuditshmet.

Një pikturë që të tërheq vëmendjen në këtë ekspozitë është dhe portreti i një burri veshur me kostum, tepër elegant i Mihal Hanxharit… Cila është lidhja juaj me këtë personazh?

Mihal Hanxhari ka qenë drejtori i Bibliotekës së Universitetit të Tiranës. Një njeri i cili kishte studiuar në Budapest dhe në vitet 60-75 kryen një punë të shquar për ngritjen në nivele europiane të bibliotekës së universitetit. Unë dhe shumë shokë të mi, kemi mësuar shumë prej tij, pasi ishte një njeri me nivel të lartë kulturor, në mënyrë të veçantë në fushën e arteve. Ai posedonte një arsenal librash të cilat ruheshin në një fond të veçantë në bibliotekë, ku ndër të tjera kishte dhe shumë libra arti, të cilët na i jepte pa asnjë lloj hezitimi. Shpesh ai dhe i komentonte këto libra duke na treguar se përse ishte ndërtuar në atë mënyrë piktura, apo çfarë kishte dashur të shprehte autori. Ai na ka treguar gjëra që gjatë viteve të shkollës as që i kishim prekur fare, pasi dhe profesorët kishin frikë të shpreheshin, pasi ishin njerëz që paguheshin prej shtetit. Përmes këtij njeriu ne patëm fatin të hapnim një dritare, për ta parë pikturën dhe artin në një sens krejt tjetër.

Duket se ka pasur një lloj lirie në art deri në vitet e para të 70-s?

Ato vite kanë qenë shumë të vështira, sepse me pikturën luhej me jetën e njeriut. Aq më tepër pas plenumit të katërt në vitin 1973. Përpara këtij plenumi kishte nisur një lloj hapje ndaj artit dhe shumë artistë ishin ndier disi të çliruar duke besuar se kjo hapje do të zgjaste. Nuk mendohej se mund të ndryshohej metoda e soc-realizmit, por kjo metodë mund të ishte disi më e lirshme për krijuesit. Plenumi dhe ajo çfarë ndodhi pas tij, tregoj se hapja ishte thjesht një ëndërr që ne kishim krijuar në kokat tona dhe realisht asgjë nuk ishte e vërtetë. Plenumi tregoi se linja që komunizmi kishte projektuar në art do të vazhdonte deri në fundin e tyre.

Si ka qenë jeta juaj nën diktaturë? Si e kujtoni veten në atë kohë?

Nga këndi që e shoh sot atë periudhë mendoj se kam qenë një njeri i dyzuar. Njëri që isha për publikun, për njerëzit që më rrethonin në punë, në lagje dhe tjetri ai q

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›