E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ish-lojtari i Mançester Sitit do të jetë president i Gjeorgjisë

Kandidati për president i partisë që fitoi zgjedhjet në Gjeorgji do të jetë një ish-lojtar i Mançester Sitit. Mësohet se Mikheil Kavelashvili është kandidati i propozuar për rolin e presidentit nga Partia Ëndrra Gjeorgjiane, e cila fitoi zgjedhjet parlamentare me 54% të votave.

Partia në fjalë, e cila njihet për lidhjet e forta me Rusinë, zbuloi ditën e sotme emrin e presidentit të ardhshëm të vendit. Zyrtarizimi do të jetë më 14 dhjetor kur emri i ish-lojtarit do të propozohet në Parlament për tu votuar në postin në fjalë.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›