E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-ministri i Brendshemmaqedonas denohet me burg

Ish-ministri maqedonas i Puneve te Brendshme Lube Boshkovski eshte denuar me 7 vjet burg nen akuza per financim jo te ligjshem te fushates zgjedhore.

Lube Boskovski ishte arrestuar ne qershor pasi ishte zene me nje thes me 100 mije euro dhe me nje revolver ne makinen e tij.

Gjykatesi tha se aktvendimi eshte marre mbi baza te deshmive ligjore. Si kryetar partie ai ka pranuar 130 mije Euro nga deshmitari i kercenuar per financimin e fushates se partise se tij.

Lube Boshkovski ishte minister i brendshem gjate kohes se konfliktit ne Maqedoni para 10 vitesh. Ai u lirua nga Gjykata e Hages ne mungese provash lidhur me akuzat per ekzekutimin e nente civileve shqiptare ne fshatin Lubeten te Shkupit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›