E Diel, 1 Nëntor 2026

Krijohet virusi qe mundte vrase miliona njerez

Studiuesit e Erasmus Medical Centre e Roterdamit kane prodhuar nje variant shume te rrezikshem te virusit te pulave H5N1 i cili eshte ne gjendje te transmetohet lehtesishte miliona njerezve.

Shkencetaret te drejtuar nga Ron Fouchier kane zbuluar se mjaftojne pese modifikime gjenetike per te transformuar virusin e gripit te pulave qe deri tani ka vrare 500 persona ne bote ne nje virus teper te rrezikshem qe mund te vras gjysmen e popullsise boterore.

Aftesia e tij e larte per tu perhapur u vertetua me disa eksperimente te zhvilluara mbi qelbesit te cilet kane nje sistem respirator te ngjashem me ate te njeriut.

Studimet e Fouchier benin pjese ne nje program me te gjere i cili duhet te sherbente per te kuptuar me mire mekanizmin e funksionimit te H5N1. Ishte vete virologu qe pranoi se varianti i modifikuar gjenetikisht eshte nje nga viruset me te rrezikshem te krijuar ndonjehere. Nje tjeter grup virologesh i universitetit te Wiskonsin ne bashkepunim me universitetin e Tokios arriten ne nje perfundim te ngjashme.

Tashme debati zhvillohet mbi faktin nese studimi duhet publikuar apo jo. Shume studiues jane te shqetesuar nga mundesia se zbulimi mund te gjendet ne duar te gabuara virusi mund te transformohet ne nje arme biologjike. Ne SHBA polemikat jane te nxehta. Thomas Inglesby shkencetar ekspert mbi bioterrorizmin dhe drejtor i qendres mbi Biosigurine ne universitetin e Pitsburg eshte kategorik.

Transformimi i nje virusi vdekjeprures ne nje virus akoma me te rrezikshem eshte nje ide e keqe. Eumlshte nje tjeter ide e keqe ajo e publikimit te rezultateve te studimit qe te tjere mund te kopjojne u shpreh Inglesby.

Publikimi i studimit sipas Fouchier ndihmon komunitetin shkencor per tu pergatitur per nje epidemi te mundshme te H5N1.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›