Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës zbulon arsyen pse SHBA dhe BE po injorojnë sjelljen e Vuçiç ndaj Kosovës
Ish-ministri i jashtëm i Kosvës, Petrit Selimi thotë se Serbia po i shet Ukrainës sasi të mëdha armatimi dhe municioni.
Sipas tij, kjo është arsyeja se pse SHBA dhe BE po toleron sjelljen armiqësore të Vuçiç ndaj Kosovës.
Ai thotë se SHBA po injoron lojën e dyfishtë të presidentit serb përfshirë këtu kontaktet me Moskën, pasi sipas tij, Ukraina është tani prioriteti numër 1 për Perëndimin.
Ndërkohë, ka patur akuzime dhe më parë se Serbia po dërgonte armatim në Ukrainë, por kjo është mohuar nga zyrtarët serbë.
“Serbia në ditët e sotme po i shet Ukrainës sasi të tilla masive armatimi/municion sa që arriti të sigurojë që amerikanët dhe BE-ja të injorojnë sjelljen armiqësore të Vuçiqit ndaj Kosovës dhe kundërshtimin e tij në Serbi + kontaktet me Moskën. Tingëllon joetike, por Ukraina është tani prioriteti numër 1 për Perëndimin”, shkruan Selimi.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
