E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërcënoi gruan dhe djalin se do t’i vriste me armë gjahu, arrestohet 46-vjeçari në Dibër (EMRI)

Kërcënoi gruan dhe djalin se do t’i vriste me armë gjahu,

Policia ka vënë në pranga ditën e sotme, 46-vjeçarin Haxhi Shtjefni pasi kanosi familjarët e tij me armë zjarri.

Autoritetet bëjnë me dije se 46-vjeçari Haxhi Shtjefni, për motive xhelozie ka rrahur gruan e tij dhe ka dhunuar djalin 17-vjeçar e më pas i ka kërcënuar se do t’i vriste me armën e gjahut.

Policia ka vënë në pranga 46-vjeçarin, ndërkohë që arma e krimit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë së Dibrës:

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje.

Vihet në pranga 46-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur, si dhe i kanosi ato se do ti vriste me armë gjahu.

Sekustrohet arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari kanosi familjarët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas njoftimit të marrë se në fshatin Trepç, njësia Administrative Melan, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj familjarve të tij si dhe po i kërcënonte ato me armë gjahu, menjëherë kanë kaluar në adresën e dhënë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të munduar kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit H. Sh., 46 vjeç.

46-vjeçari, për motive xhelozie, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre 17-vjeçar, duke u shkatuar atyre dëmtime fizike, si dhe i ka kanosur se do ti vriste me armë gjahu çifte.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari ka kanosur familjarët e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›