Ish-peshkopi Artemie debohet nga Kosova

Policia e Kosoves ka shoqeruar jashte manastirit te Devines ne komunen e Zvecanit ish-peshkopin Artemie i cili eshte shkarkuar nga detyra nga Kisha ortodokse serbe ka thene per Kosovapress zyrtari per informim i Policise se Kosoves Brahim Sadriu.
Sadriu ka thene se intervenimi i Policise se Kosoves eshte bere me kerkese te prokurorit te Mitrovices dhe prokurorit perkates te EULEX-it pas thirrjes per ndihme nga Kisha ortodokse serbe pasi qe Artemie se bashku me 20 klerik ortodoks kishte uzurpuar manastirin e Devines te Zvecani.
Debimi i Artemies nga Kosova ka ndodhur ne oret hershme te mengjesit derisa ish-peshkopi serb eshte larguar permes pikes kufitare ne Zubin Potok.
147Policia e Kosoves fillimisht ka kontaktuar me kryeprokurorin e prokurorise komunale te Mitrovices dhe me kryeprokurorin e EULEX-it per t146i koordinuar veprimet lidhur me te rast dhe ka qene sugjerimi i tyre qe fillimisht te kontaktohet me Artemien dhe grupin e tij ne menyre qe t146i bindim qe te largohen pasi qe nje veprim i tille eshte ilegal. Dhe grupi qe e shoqeronin Artemien kane pranuar pas bisedimeve me policine qe te largohen vullnetarisht nga objekti ndersa Artemie ka refuzuar nje kerkese te policise. Pastaj me urdher te prokurorit vendor edhe atij te EULEX-it eshte marre vendim qe i njejti te nxirret nga objekti dhe te percillet jashte territorit te Kosoves148 ka thene Sadriu.
Sipas policise ndaj njeri prej mbeshtetesve te Artemies i cili ka bere rezistence ndaj kerkeses se policise jane nisur procedurat ligjore per mos bindje ndaj autoriteteve policore dhe mosrespektim te autoriteteve ne detyre.
Nje grup i monarkeve dhe murgeshave lojale ndaj peshkopit te pensionuar Artemie kane hyre dje ne lokalet e manastirit te Devines te Zvecani. Grupi i udhehequr nga monarku Kiprian kane thyer dyert e manastirit dhe i kane marre monarkut te manastirit Foti celesat dhe veturen.
Ne shoqeri te grupit ne fjale ishte edhe nje grup civilesh te cilet jane te afert me te ashtuquajturit perfaqesues te serbeve te veriut Marko Jakshiq dhe Milan Ivanoviq nga Keshilli nacional serb. Ndaj ketij veprimi ka reaguar Dioqeza e Rashkes dhe Prizrenit sipas se ciles perpjekja per uzurpimin e prones se Kishes ortodokse serbe eshte nje akt serioz qe nenkupton edhe nisjen e procedures gjyqesore prane gjykatave te Serbise.
Artemie eshte pensionuar ne muajin maj nga Kisha ortodokse serbe kur edhe ishte shkarkuar nga posti per shkak te keqperdorimit te fondeve ndersa ne vend te tij ishte emeruar peshkopi Teodosie. Qe nga ajo kohe peshkopit te pensionuar Artemie i eshte ndaluar per te predikuar ne kisha e manastire te Kishes ortodokse serbe.
Para disa ditesh peshkopi Artemie ka paralajmeruar formimin e kishes se re serbe te vecuar nga Kisha ortodokse serbe ndersa se fundi atij i eshte marre grada e peshkopit dhe ai eshte vendosur ne rangun e monarkeve.