KQZ gati per zgjedhje ne Rahovec

Zyrtare te Komisionit Qendror Zgjedhor dhe te Policise se Kosoves kane thene per Kosovapress se kane kryer te gjitha pergatitjet e nevojshme ne menyre qe zgjedhjet e jashtezakonshme per kryetar te Rahovecit te zhvillohen ne atmosfere te qete dhe pa probleme.
Fehmi Ajvazi zedhenes i KQZ-se ka thene se pergatitjet per mbajtjen e zgjedhjeve per kryetar te Rahovecit jane bere sipas Planit Operacional te hartuar nga KQZ.
147Materiali senzitiv dhe josenzitiv eshte i gatshem dhe eshte derguar ne vendet e caktuara dhe neser do te jete me kohe neper pikat e votimit. 34 qendrat e votimit dhe 71 vendvotime do te hapen ne ora 7 te mengjesit dhe do te mbyllen ne ora 19148 ka potencuar Ajvazi.
Perpos pergatitjeve te KQZ-se per mbarevajtje te rregullt te procesit zgjedhor ne Rahovec nje gatishmeri te tille ka treguar edhe Policia e Kosoves zyrtari per informim i se ciles Brahim Sadriu ka thene per Kosovapress se te angazhuar ne kete proces do te jene mbi 100 police.
147Numri total i policeve te angazhuar ne kete proces zgjedhor do te jete mbi 100 pjesetare policore te cilet pervec punes neper qendrat e votimit do te angazhohen edhe ne percjelljen e materialit per zgjedhje pastaj dhoma komanduese ne drejtorin rajonale te Prizrenit dhe njesitet mobile te cilat do te jene ne gjendje gatishmerie per t146u angazhuar ne cdo rast148 ka theksuar Sadriu.
Te drejte pjesemarrjeje ne zgjedhjet per kryetar te Rahovecit kane 49.272 qytetare. Zgjedhjet do te vezhgohen nga 965 monitorues prej te cileve 47 jane nderkombetare si dhe Ambasada amerikane dhe ajo britanike ne Prishtine.
Pas permbylljes se fushates per kryetar te komunes se Rahovecit ne mesnate ka filluar heshtja parazgjedhore e cila do te zgjase deri ne mbylljen e vendvotimeve te dielen ne ora 19.00.
Ish-kryetari i komunes se Rahovecit Qazim Qeska nga radhet e Partise Demokratike pati dhene doreheqje nga ky post per t146u rikthyer me vone ne ate funksion pas 47 ditesh. Gjykata Kushtetuese e Kosoves pati vendosur se ne rastin Qeska kishte pasur shkelje te Kushtetutes.
Per te parin e Rahovecit garojne kandidatet e pese subjekteve politike Xhelal Canziba PDK Ibrahim Kryeziu LDK Smajl Latifi AAK Luljeta Kadiri AAK Luljeta Kadiri LDD dhe Rexhep Oruqi AKR. /kosovapress/