Ish-presidenti 94-vjeçar turk, rrezikon burgimin e përjetshëm
Ish presidenti 94 vjeçar i Turqisë, i cili eshte ne nje gjendje te renduar shendetesore, që erdhi në pushtet përmes puçit ushtarak në vitin 1980, mund të përballet me burgim të përjetshëm, ka thënë një prokuror.
Kenan Evren dhe ish komandanti i forcave ajrore, Tahsin Sahinkaja, akuzohen për krime kundër shtetit, ka thënë prokurori Hysein Gorusen.
Një gjykatë do të vendosë tash për pranimin ose jo të aktakuzës dhe për fillimin e një procesi gjyqësor.
Evren, i cili si shef i shtabit të ushtrisë, udhëhoqi puçin ushtarak, para se të bëhej president nga viti 1982 -1989, është marrë në pyetje nga Goruseni në muajin qershor, pasi ndryshimet kushtetuese hoqën imunutetin e liderëve të grusht shtetit dhe lejoi që ata të vihen para drejtësisë.
Veprimet legale kundër Evrenit dhe Sahinkajës, dy liderëve të mbijetuar të puçit, vijnë, ndërsa qeveria me rrënjë islamike e Rexhep Tahir Erdoganit, që fitoi zgjedhjet tri herë radhazi, po vë në hije rolin e ushtrisë në Turqi./Rel