Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev: Humbja e Rusisë do të sillte një luftë bërthamore

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev ka paralajmëruar një luftë bërthamore nëse vendi mposhtet në Ukrainë. Paralajmërimi i tij iu referua deklaratave të udhëheqësve të Perendimit në forumin e Davos se “Rusia duhet të mposhtet”.
“Nuk i shkon kurrë në mendje asnjë prej të varfërve të nxjerrë përfundimin elementar vijues nga kjo: humbja e një fuqie bërthamore në një luftë konvencionale mund të provokojë shpërthimin e një lufte bërthamore. Fuqitë bërthamore nuk humbën konflikte të mëdha nga të cilat varet fati i tyre, por kjo duhet të jetë e qartë për këdo. Edhe për një politikan perëndimor që ka ruajtur të paktën një gjurmë inteligjence“, thekson ish-presidenti i Rusisë.
Në takimin 5-ditor të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, kanë nisur diskutimin e orientuar nën moton “Bashkëpunim në një botë të fragmentuar”. Ndërsa ka rimarrë traditën e parapandemisë, takimi i forumit global mbahet në një kohë kur ekonomia botërore ndodhet nën presion të madh për shkak të inflacionit të lartë, krizës së energjisë, ndërprerjeve të zinxhirëve të furnizimit si pasojë e luftës, si edhe rishpërthimit të pandemisë Covid-19 në Kinë.
/rtsh.al/