E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

U zhduk 1 javë më parë teksa bënte alpinizëm në Kaliforni, asnjë gjurmë nga aktori britanik, Julian Sands

Identifikohet alpinisti i zhdukur prej një jave në zonën e Malit Baldy në Kaliforni. Bëhet fjalë për aktorin britanik, Julian Sands, i njohur për punën e tij në shfaqje si “24” dhe filma si “A Room With a View” dhe “Arachnophobia”. Departamenti i Sherifit të Qarkut San Bernardino ka bërë me dije se ekipet e kërkim-shpëtimit ishin në mal në kërkim të Sands, por për shkak të motit të keq dhe një kërcënimi orteku, u pezullua kërkimi.

Departamenti i Sherifit të Qarkut San Bernardino ka paralajmëruar së fundmi alpinistët që të mos vizitojnë malin Baldy, pasi erërat e forta dhe akulli i bëjnë kushtet të rrezikshme.

“Këto misione shpëtimi kanë qenë për alpinistët e humbur, të bllokuar dhe/ose të plagosur. Fatkeqësisht, gjatë këtyre 4 javëve të fundit, dy alpinistë nuk mbijetuan pasi u rrëzuan dhe u plagosën. Stuhitë e fundit që sollën kushtet e borës dhe akullit nuk janë të favorshme për alpinistët, madje edhe ata që mendojnë se kanë një nivel të lartë përvojë.” Kreditë e tjera të Sands përfshijnë filma si “The Killing Fields” dhe “Leaving Las Vegas” dhe shfaqje televizive si “Smallville””, thuhet në postim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›