E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish presidentit pakistanez i ndalohet rikthimi në politikë

Një gjykatë në Pakistan ka ndaluar Pervez Musharrafin për të shërbyer në poste publike, duke i dhënë goditjen e radhës ish-presidentit dhe shefit të ushtrisë që kur ai u kthye nga mërgimi me planet për tu marë përsëri me politikë.

Vendimi u dha të martën në qytetin veriperëndimor të Peshavarit, dhe vjen vetëm disa javë pasi Musharraf u kthye nga gati katër vitesh nga mërgimi me planet për të kandiduar për një vend në parlament në zgjedhjet e 11 majit.

Që prej kthimit të tij, fati i ish-presidentit kanë shkuar keq e më keq. Një gjykatë më 20 prill dha masën e sigurisë  “arrest shtëpie” për Musharrafin në lidhje me akuzat se ai kishte urdhëruar paraburgimin e paligjshëm të gjyqtarëve në vitin 2007. Ditë më vonë, një gjyqtar refuzoi lirimin me kusht për të, i cili gjithashtu është objekt i një hetimi në vrasjen e ish-kryeministres Benazir Bhutto, në dhjetor të vitit 2007.

Autoritetet po hetojnë pretendimet se presidenti i atëhershëm Musharaf nuk arriti të ofrojë siguri të mjaftueshme për rivalen e tij, znj Bhutto, e cila u qëllua për vdekje në një tubim politik në qytetin Rawalpind më 2007.

Musharraf ka mohuar çdo përfshirje në vrasje dhe thotë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›