E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-prokurori i Fatos Nanos: Si më kërcënoi Gazidede

TIRANE-Skënder Demiri, prokurori i Apelit në 1995 rrëfen historinë e procesit gjyqësor ndja ish kreut të opozitës Fatos Nano.

Rrëfimi vjen tre ditë pas intervistës së dhënë nga ish kreu i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi,  po për "Shqiptarja. com", ku ndër të tjera rrëfente irritimin e Berishës për qëndrimin që ai mbajti për rrëzimin e një prej akuzave të liderit të opozitës Fatos Nano.

Në 1995 atëhëre prokuror i Gjykatës së Apelit, Skënder Demiri kërkoi lirimin e liderit të opozitës Fatos Nano nga burgu pasi “nuk qëndronte akuza”

Ai tregon kërcënimet si i kërkuan të lërë dosjen dhe të largohej, i ndryshuan vendimin, të cilin e ribëri sërish dhe si gjykata kërkoi pushim seance ku pas urdhërave të tjera u vendos që Nano të lihej në burg.

“Edhe pas vendimit kam pasur shumë presione nga ana e strukturave të shtetit. Përjashtuar Alush Dragoshin, kreun e Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës, i cili ka qënë i vemti që më ka thënë zbato ligjin”- rrëfen Demiri për gazetarin Jakin Marena.

Në intervistën e botuar sot në gazetën Shqiptarja.com do të lexoni dhe rrëfimin e Demirit për rrethimin e Gjykatës me tre gardhe policie dhe pjesëtarë të SHIK, kërcënimet dhe survejimet e Gazidedes dhe zgjidhja private me të, duke e kërcënuar me kokë, si dhe përplasjet me shefin e tij direkt Mareglen Rrapi.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›