Dhuna ndaj shqiptarëve në Maqedoni, protestë në Bruksel

Foto arkiv
Diaspora shqiptare në Evropë më 28 mars do të organizojë një protestë masive para selisë së Komisionit Evropian në Bruksel.
Protesta organizohet nga Këshilli Kombëtar Shqiptar për Beneluks, me moton “Stop dhunës dhe diskriminimit të Shqiptarëve në Maqedoni”.
Një përfaqësues i Këshillit Kombëtar Shqiptar është shprehur se protesta do të jetë paqësore, ku do të ngritet zëri kundër situatës aktuale në Maqedoni, incidenteve të fundit të dhunshme që godasin shqiptarët si dhe gjendjen e rëndë të popullit shqiptar atje.
Përfaqësuesit e KKSH dy ditë para protestës pritet të mbajnë një konferencë me mediat ndërkombëtare dhe shqiptare për ti njohur me detajet e protestës. / INA