Ish-roja: Mlladiç ka lëvizur i lirë nën mbrojtjen e ushtrisë serbe

Një ish roje e të dyshuarit për krime lufte, Ratko Mladiç, tha se ish komandanti i forcave serbe në Bosnje-Herzegovinë lëvizi lirisht nën mbrojtjen e ushtrisë serbe deri në vitin 2002.
Ratko Mladiç
Branislav
Puhalo i tha një gjykate të Beogradit se rreth 50 roje të armatosura rëndë e
shoqëronin Mladiçin, ndërsa ai shkonte në restorante, në ministrinë e brëndshme
dhe në ndeshje futbolli. Ai dëshmoi në gjyqin e një grupi i akuzuar se e strehoi
Mladiçin dhe e ndihmoi të shmangte arrestimin.
Autoritetet serbe këmbëngulin se po e kërkojnë për ta arrestuar Mladiçin, kusht kryesor për vendosjen e marrëdhënieve të Serbisë me Bashkimin Evropian.
Gjykata e Hagës ngriti padi kundër Mladiçit në vitin 1995 për rolin e tij në sulmet kundër civilëve gjatë konfliktit në Bosnje.//lk