E Diel, 1 Nëntor 2026

Të paktën 12 të vrarë dhe 70 të plagosur nga sulmi vetëvrasës në Pakistan

Të paktën 12 persona u vranë dhe 70 të tjerë u plagosën nga një sulm vetëvrasës me një kamion bombë para një hoteli luksoz në Peshavar, kryeqyteti i provincës veri-perëndimore Frontier të Pakistanit.

Politikanët krahinorë, si edhe zyrtarët të ekipeve të lehtësimit të Kombeve të Bashkuaral, ishin brenda hotelit Pearl Continental kur ndodhi sulmi dje pasdite.

Kombet e Bashkuara konfirmojnë të paktën dy nga anëtarët e personelit të tyre kanë humbur jetën. Njëri është identifikuar si një shtetas serb që punon për agjencinë e OKB-së për refugjatët, dhe një tjetër ishte një filipinase që punonte për UNICEF-in.

Presidenti pakistanez Asif Ali Zardari dhe Kryeministri Sied Jusuf Raza Gilani e dënoi sulmin dhe përsëriti angazhimin e Islamabadit në luftën kundër terrorizmit.

Edhe sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Mun e dënoi sulmin, duke thënë se edhe një herë një anëtar i përkushtuar i personelit të Kombeve të Bashkuara është mes viktimave të një sulmi terrorist të tmerrshëm që është i pajustifikueshëm. //kk//

         

                                                                 

                                        

         

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›