Ish shefi i FMN-se Strauss Kahn drejt lirimit
Ish kreu I FMN Dominik Strauss Kahn mund te lirohet së shpejti. Sipas Nju Jork Tajms, hetuesit që po merren me çështjen, kanë zbuluar pasaktësi dhe gënjeshtra në deklarimet e mëparshme të kamarieres që denoncoi francezin për ngacmim seksual.
Kamarjerja e cila ngriti akuzat ndaj tij për abuzim seksual, sipas NYT ka gënjyer që nga fillimi. Që nga pretendimet e saj të para më 14 maj, akuzuesja ka gënjyer, i tha NYT një nga ligjvënësit që po merret me çështjen
Edhe pse nga testet mjeko-ligjore u gjetën prova të qarta, prokurorët nuk besojnë më në ato që ka deklaruar kamarjerja.
Sipas NYT gruaja 32- vjeçare e cila është nga Guineja, mund ta ketë bërë këtë me qëllim përfitimin e azilit politik, ose është e përfshirë në aktivitet kriminale, në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.
Khan dha dorëheqje nga FMN më 19 maj ndërsa më 6 qershor është deklaruar i pafajshëm. Ai është lënë i lirë pasi ka paguar garancinë 1 milion euro, ndërsa që nga ajo kohë është në burg shtëpiak, ku mbahet nën vëzhgim 24 orësh.